Moderatorja, Fatma Methasani dhe kuzhinieri, Alfio Rrotani, janë ndër çiftet më të dashur nga publiku. Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.
Mirëpo, së fundmi, çifti nuk janë parë më bashkë. Madje, as në profilet e tyre në Instagram nuk ka prej kohësh poza si familja apo si çift. Sakaq, edhe pse ndiqen në Instagram, komentet ndaj njëri-tjetrit mungojnë. Kjo ka bërë që të gjithë të dyshojnë për një ndarje të çiftit. Megjithatë, pritet një konfirmim nga ana e tyre.
Kujtojmë që Alfio dhe Fatma u njohën në IN Tv, në fillim si kolegë dhe më pas raporti i tyre kaloi në dashuri./abcnews.al