NBA: Spektakël mes Philadelphia dhe Celtics, Phoenix barazon me Denver

schedule15:19 - 8 Maj, 2023

schedule 15:19 - 8 Maj, 2023

Përballja në Konferencën e Lindjes mes Philadelphia dhe Boston është kthyer në një finale të parakohshme në basketbollin amerikan. “Sixers” triumfuan në sfidën e katërt gjysmëfinale, duke barazuar 2-2 serinë e përgjithshme. Një ndeshje e madhe për Harden dhe Embid, që i dhuruan skuadrës së tyre fitoren në kohën shtesë me vetëm një pikë diferencë 116-115.

Një kthim në kohët e arta për Harden që mbylli ndeshjen me 42 pikë, 9 asist dhe 8 topa të kapur në tabelë.

Nga ana tjetër, “MVP” i sezonit të rregullt, Joel Embiid plotësoi fitoren e madhe të Philadelphia me dy shifra dopjo 34 pikë dhe 13 topa të kapur në tabelë.

Për Celtics nuk vlejtën 24 pikët dhe 18 topat e kapur në tabelë nga Jayson  Tatum, ndërsa 23 pikë realizoi Brown.

Gjithçka në ekuilibër edhe në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, pasi Phoenix barazoi 2-2 serinë kundër Denver.

Paraqitja spektakolare e Nikola Jokiç me 53 pikë dhe 11 asist nuk ndihmoi Nudggets.

Edhe një herë, lider të Sans ishin Kevin Durant dhe Devin Booker, të dy me shifra dopjo.

Për të parin 36 pikë dhe 12 asist, ndërsa tjetëri po me 36 pikë dhe me 11 topa të kapur në tabelë.  Ndeshja e pestë gjysmëfinale do të luhet në fushën e Denver, që ka një tjetër mundësi të mirë për t’u kthyer në epërsi./ h.ll/abcnews.al