NBA/ Spektakël dhe surpriza, Clippers ndal kampionët, Doncic i siguron Mavericks “biletën” e “play off”

schedule12:56 - 5 Prill, 2024

schedule 12:56 - 5 Prill, 2024

Spektakël, por edhe supriza në mbrëmjen e fundit të NBA. Më e e madhja erdhi nga Los Anxheles, ku kampionët në fuqi të Denver Nuggets u mundën në fushën e Los Angeles Clippers me vetëm dy pikë diferencë, në rezultatin e përgjithshëm 102-100, ku për kampionët në fuqi, nuk mjaftoi as “ylli” serb i parketit, Nikola Jokic.

Tre shifra të tjera dopjo për basketbollistin serb, që mbylli ndeshjen me 36 pikë, 17 topa të kapur në tabelë dhe 10 asist për shokët e skuadrës, mirëpo, Paul George me 28 pikë, nuk lejoi skuadrën e tij të humbasë, duke siguruar kështu një “biletë” për në fazën “play off”, ndërsa Nuggets rrezikojnë jo pak teksa pasi humbën kryesimin në Perëndim, tashmë rrezikojnë edhe vendin e dytë.

Një fitore të rëndësishme në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan siguroi skuadra e Golden State Warriors, me këta të fundit, që fituan me rezultatin spektakolar, 110-135, në transfertë e Houston Rockets, me Stephen Curry e Clay Thompson, që kujtuan “kohët e arta”, teksa të dy shënuan nga 29 pikë në suksesin e skuadrës nga San Françisko.

Nuk zhgënjeu as Dallas, me skuadrën e Mavericks që i shtoi një tjetër fitore serisë pozitive, ku padyshim “ylli” absolut ishte slloveni, Luka Doncic, i cili ruajti nivelin e paraqitjeve të tij në këtë sezon, teksa shënoi 25 pikw, kapi 12 topa në tabelë dhe dhuroi 8 asistime, në fitoren 109-95, ndaj Atalanta Hawks, për të siguruar një “biletë” për në fazën e “play off”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!