NBA/ Rikthehen favoritët, Boston dhe Milwaukee “harrojnë” shpejt humbjet

schedule18:38 - 31 Mars, 2024

schedule 18:38 - 31 Mars, 2024

Në një sezon të gjatë, aksidentet ndodhin. Ky diskutim vlen edhe për kryesuesit e Konferencës së Lindjes në NBA, Boston dhe Miluoki, që kanë hedhur pas krahëve shumë shpejt zhgënjimet, për t’u kthyer menjëher te rruga e fitores.

Sëlltiks triumfuan në transfertën e Nju Orlins, duke imponuar rezultatin 104-92.
Më i miri në parket për rekordmenët e basketbollit amerikan ishte Xhejzon Tatum.

Për yllin e Boston 23 pikë dhe 9 topa të kapur në tabelë. Një punë të shkëlqyer në suksesin e skuadrës së tij bëri edhe Porzingis me dy shifra dopjo, 19 pikë dhe 10 ribaund.
Me këtë sukses, Sëlltiks vazhdojnë të thellojnë rekordin e tyre në klëtë sezon me 58 fitore dhe 16 humbje, duke kryesuar bindshëm Konferencën e Londjes.
Ruan ritmin edhe Miluoki, që gjithashtu fitoi në transfertë, duke kaluar Atlanta me nëntë pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 122-113.

Suksesi i Baks ka edhe një herë emrin e Janis Antentokoumpo. Për basketbollistin grek 36 pikë, 16 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist. Për vendasit nuk mjaftoi Bogdanoviç edhe ai me shifra mbreslënëse 38 pikë dhe 10 ribaund. Kjo fitore I lejon Miluokit të mbajë të paprekur diferencën me kryesuesit e Boston në renditjen e Lindjes.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së fundit në NBA, Orlando mundi në shtëpi Memfis me rezultatin 118-88, duke forcuar pozitat në zonën e plej-of në Konferencën e Perëndimit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!