NBA: Miami dhe Minesota të kualifikuarit e fundit të fazës play-off

schedule10:55 - 15 Prill, 2023

schedule 10:55 - 15 Prill, 2023

Fazaa e fundit e ndeshjeve të NBA i bën të buzëqeshin Miami Heat dhe Minnesota Timberwolves, të cilët i japin vetes akses në play-off me vendin e tetë dhe të fundit të disponueshëm. Skuadra e Florida mposhti Chicago Bulls në çerekun e fundit, duke fituar 102-91. Butler dhe Strus ishin vendimtarë me 31 pikë. Në vend të kësaj, Toëns dhe shokët e tij triumfojnë ndaj Oklahomas me rezultatin 120-95.

Miami Heat vs Chicago Bulls

Mjafton çereku i fundit i ëndërruar që Miami Heat të fitojë play-in të Konferencës Lindore dhe të rrëmbejë biletën e fundit të dobishme për play-off, ku do të sfidojë Milwaukee Bucks të Giannis Antetokounmpo. Chicago Bulls, të cilët kishin arritur të riktheheshin nga -14 pikët fillestare dhe të kalonin epërsinë në çerekun e fundit, u rrëzuan me një ecuri 15-1 dhe në çerekun e fundit 35-23.

Një kontribut të rëndësishëm jep edhe Bam Adebayo me 18 kërcime, ndërsa te Bulls vetëm DeRozan i përmbush pritshëmirtë, 26 pikë për të, i cili nuk e kompeson dot natën e LaVine. Pra Miami është i fundit i kualifikuar për në play-off të Konferencës Lindore.

Minesota Timberwolves-Oklahoma City Thunder

E njëjta gjë ndodh edhe në finalen e ndeshjeve të Konferencës Perëndimore, me fitoren e qartë të Minesota Timberwolves, të cilët ishin mundur në raundin e hapjes nga Lakers dhe mposhtën Oklahoma. Ndeshje pa histori ajo në “Target Center”, ku rezistenca e Thunder zgjat vetëm një çerek kohe. Timberwolves mposhtin me rezulttatin përfundimtar 120-95 Oklahoma Thunder./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!