NBA deri më tani ka parë pesë skuadra të kualifikohen dhe faza e 1/8 po shkon drejt fundit.
Miami Heat dhe New York Knicks ishin dy skuadrat që arritën të kualifikoheshin mbrëmjen e NBA. Miami në fakt ka bërë mrekullinë dhe mund të quhet surpriza e këtij sezoni, pasi eliminuan pretendentët kryesorë të Konferencës së Lindjes, Milwaukee.
Pritej një përmbysje në fakt nga “Drerët”, por asgjë nuk shkoi ashtu sic pritej, pasi Heat fitoi me rezultatin 126-128 pas kohës shtesë, me një rezultat të përgjithshëm 1-4 me ndeshje.
Ata do të përballen me Knicks, të cilët eliminuan Cavaliers me rezultatin 95-106, ndërsa me përballje direkte, Knicks triumfoi 1-4.
Lakers mposhten nga Grizzlies me rezultatin 116-99, me një rezultat të përgjithshëm 3-2. Fitore të rëndësishme mori edhe Golden State kundër Sacramento me shifrat 116-123, me një seri ndeshjesh 3-2. Të kualifikuarit deri e mëparshëm janë Philadelphia 76ers, Fenix dhe Denver./ h.ll/abcnews.al