Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NBA, mbrëmja e yjeve/ Eembanyama, Antetokounmpto dhe Edeards shkëlqejnë në premierë

schedule13:03 - 23 Tetor, 2025

schedule 13:03 - 23 Tetor, 2025

NBA vijoi me spektaklin edhe në mbrëmjen e dytë të sezonit të ri, ndërsa ata që shkëlqyen më shumë ishin yjet e së tashmes dhe të ardhmes të basketbollit amerikan, si Viktor Ëmbanyama, Janis Antetokounmpto dhe Anthony Edëards.

Pasi humbi thuajse gjysmën e edicionit të shkuar për shkak të dëmtimit, “Wemby” ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin duke udhëheëqur San Antonio në fitoren e thellë 125-92 në transfertën e  Dallas. Basketbollisti francez ishte shënuesi më i mirë, ndërsa mbylli sfidën me dy shifra dopjo 40 pikë dhe 15 topa të kapur në tabelë.

Në të njëjtin nivel edhe paraqitja e Janis Antetokounmpto.

Ylli i Miluoki vendosi firmën në fitoren e parë sezonale të Bucks në shtëpi kundër Ushington Uizards me shifrat 133-120.

Basketbollisti grek shënoi 37 pikë, kapi 14 topa në tabelë dhe dha 5 asist për shokët e skuadrës për të kurorëzuar mbrëmjen e tij të madhe në premierën e NBA.

Nuk mund të mungonte mes protagonistëve të mëdhenj as Anthony Edëards, që ndihmoi Minnesota në fitoren e vështirë në transfertën e Portland me vetëm 4 pikë diferencë në shifrat përfundimtare 114-118.

Edëards ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 41 pikë, 7 topa të kapur në tabelë dhe 1 asist.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!