NBA/ LeBron, “plaku” i pamposhtur, “Mbreti” i koshit kap nivelet më të larta të karrierës

schedule11:36 - 16 Prill, 2024

schedule 11:36 - 16 Prill, 2024

Për këtë njeri koha duket me të vërtetë sikur ka ndalur. LeBron James është plot 39 vjeç, një moshë kur shumica e basketbollistëve e kanë mbyllur karrierën, por ai po bën të kundërtën, teksa nw sezonin e 21-të në NBA, “Mbreti” i koshit ka statistika thuajse njëlloj si kur ishte në kulm, madje është më I mirë në disa prej tyre.

Me 25.7 pikë për ndeshje, “ylli” i Lakers është vetëm 1.4 pikë larg mesatares së karrierës. Me 7.3 topa në tabela është fare pak poshtë mesatares që e ka 7.5. Me 8.3 asistë për ndeshje, LeBron është mjaft mbi mesataren që e ka 7.4. Është thuajse njësoj në vjedhje topi e bllokime gjuajtjesh, si dhe në minuta në fushë, diçka shumë mbresëlënëse e po ashtu, sot ka saktësi 54 për qind nga loja, shumë më mirë sesa mesatarje e karrierës prej 50.6 për qind.

I tillë njeriu që vazhdon të luftojë në distancë me Michael Jordan, për titullin e më të mirit të historisë. Në fitoren e Lakers, në fushën e New Orleans, James realizoi “triple double”-n e pestë të sezonit, me 28 pikë, 11 topa në tabela e sidomos 17 asistë, rekord personal i edicionit, teksa në total, ka 112 “triple double”, një nga pesë më të mirët e të gjitha kohëve.

Objektivi i madh i “legjendës së gjallë” është titulli i 5-të kampion, ndërsa Jordan ka 6. Prej disa kohësh ai është shënuesi më i mirë, ndërsa synon të jetë basketbollisti me karrierën më të gjatë në NBA, që mund ta rrijë sezonin e ardhshëm, po ashtu, të jetë edhe lojtari me më shumë ndeshje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!