NBA: Lakers dhe Miami drejt finaleve, fitore dhe thellim rezultati ndaj kundërshtarëve

schedule14:09 - 9 Maj, 2023

schedule 14:09 - 9 Maj, 2023

Los Angeles Lakers dhe Miami kanë hedhur një hap të sigurt drejt finaleve të Konferencës në NBA.

Me LeBron James të kthyer në kohët e tij më të mira, skuadra kaliforniane fitoi sfidën e katërt 104-101, duke thelluar në 3-1 rezultatin e përgjithshëm të serisë kundër Golden State. Ylli i Lakers mbylli ndeshjen me 27 pikë, 9 asist dhe 6 topa të kapur në tabelë. Nuk zhgënjeu as Anthony Davis me dy shifra dopjo 23 pikë dhe 15 ribaund.

Nga ana tjetër, për kampionët në fuqi të basketbollit amerikan nuk mjaftoi paraqitja spektakolare e Sephen Curry. Kapiteni i Golden State ishte autor i tre shifrave dopjo, si shënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 14 asist. Me këtë humbje, Warriors ndërlikojnë ndjeshëm misionin e tyre për të kaluar fazën gjysmëfinale, teksa Lakers janë vetëm një fitore larg finales në Konferencën e Perëndimit.

I njëjti diskutim edhe për Miami që thelloi në 3-1 distancën në serinë kundër New York Knicks pas fitores 109-101 në sfidën e katërt. Edhe një herë shkëlqeu Jimmy Buttler, i konfirmuar si lider për Hits me dy shifra dopjo 27 pikë dhe 10 asist. Protagonist edhe Adebajo me 23 pikë dhe 13 topa të kapur në tabelë.

Me këtë sukses, Miami afrohet me finalen e tretë të Konferencës në historinë e tij. / h.ll/abcnews.al