Mbrëmje surprizash, por edhe krenarie në sfidat e “play-off” të NBA. Ndarja e biletave për në gjysmëfinalet e basketbollit amerikan është ndërprerë. Një meritë për këtë kishte skuadra e Milwaukee, që u kthye te fitorja në sfidën e pestë kundër Indiana, duke ngushtuar në 3-2 diferencën në serinë e përgjithshme.
Kundër parashikimeve në ndikuara nga mungesa e dy yjeve, Antentokoumpo dhe Lillard, Bucks imponuan rezultatin 115-92, duke shtyrë festën e Pacers, ku njeriu i suksesit për të zotët e shtëpisë ishte Chris Middleton, që flirtoi me tre shifrat dopjo, teksa siguroi 29 pikë, 12 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist, teksa nuk ishte nën nivel as paraqitja e Portis, i cili regjistroi dy shifra dopjo 29 pikë dhe 10 asist.
Surpriza e madhe e mbrëmjes në basketbollin amerikan erdhi nga “Maddison Square Garden”, me skuadrën e Philadelphia, që mundi pas kohws shtesë vendasit e New York Knick, me rezultatin 112-106, një reagim krenarie ky për “Sixers” që u kthyen sërish në garë, duke ngushtuar në 3-2 serinë në fazën “play-off”.
Jaylen Brunson bëri një tjetër paraqitje spektakolare, por 40 pikët e tij nuk i shërbyen skuadrës së tij, ndërsa për miqtë protagonist absolut në triumfin e Sixers ishte padyshime Tyrese Maxey me 46 pikë dhe 9 asist, ndërsa “ylli”, Joel Embiid kapi tre shifrat dopio teksa regjistroi plot 19 pikë kapi plot 16 topa në tabelë, si dhe dhuroi 10 asistime.
Në përballjen tjetër, skuadra e Cleveland mori sërish epërsinë, në serinë e sfidave kundër Orlando Magic, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm, 3 me 2, me Cavaliers që fituan ndeshjen e pestë me vetëm një pikë diferencë, në shifrat përfundimtare 104-103, ku padyshim “ylli” i sfidës ishte Donovan Mitchell, me 28 pikë për skuadrën e tij, e cila tashmë ka mundësinë e artë për t’u kualifikuar, pasi edhe ndeshjen e gjashtë do ta luajë në shtëpinë e tij. /i.m /abcnews.al