Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NBA, favoritët nuk zhgënjejnë/ Indiana dhe Boston sigurojnë çerekfinalet e play off

schedule12:54 - 30 Prill, 2025

schedule 12:54 - 30 Prill, 2025

Asnjë surprizë në mbrëmjen e fundit të play off në NBA. Dy favoritë siguruan kualifikimin në çerekfinale, ndërsa një tjetër u afrua më shumë me këtë objektiv. Sfida më emocionuese dhe e mbyllur pas një kohe shtesë ishte ajo mes Indiana dhe Miluoki, ku Pesërs morën më të mirën, duke mbyllur 4-1 serinë e përgjithshme.

Pas kohës së rregullt të mbyllur në shifrat 103-103, vendasit vulosën kualifikimin me një kosh të Halibarton në sekondat e fundit, duke siguruar fitoren 119-118 dhe në të njëjtën kohë kalimin në çerekfinalet e play off në NBA. Më të thjeshtë e kishte triumfin Boston. Sëlltiks kaluan Orlando 120-89 në sfidën e pestë, duke mbyllur serinë me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Xhejzën Tatum ishte njeriu I ndeshjes për rekordmenët e titujve në basketbollin amerikan. Ai mbylli sfidën me dy shifra dopjo, 35 pikë e 10 asist, ndërsa i shtoi edhe 8 topa të kapur në tabelë paraqitjes së tij të shkëlqyer. Fitore të rëndësishme që e afrojnë me kualifikimin në fazën tjetër të play off në NBA mori Denver.

Të udhëhequr nga Xhamal Mërrej në rolin “MVP”, Naxhets triumfuan 131-115 ndaj Los Anxheles Klipers, duke marrë epërsinë 3-2 në serinë e përgjithshme. Në sfidën tjetër që do të luajë sërish në shtëpi, Denver ka mundësinë e artë për të siguruar vendin në fazën çerekfinale në garën për titullin kampion në NBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!