E dinë se konkurrenca nuk do të mungojë.
Luka Donçiç dhe Nikola Jokiç janë vërtet më të mirët e sezonit në NBA deri tani, por kthimi nga dëmtimi i Janis Adetokumbos dhe sidomos i Viktor Uembanijamës do ta bëjë këtë luftë me katër korsi.
Gjithsesi, ata po mbajnë lart nderin e Europës, dhe qoftë edhe yjet më të mirë të NBA-së, një Shei Gilgës Aleksandër, një Entoni Eduards, një Tajris Maksej, pa folur për Lebron Xhejmsin, Donovan Miçellin apo Kevin Durantin, vështirë se mund ta mbajnë ritmin e tyre.
Donçiç është shënuesi më I mirë I kampionatit për mesataren e pikëve për ndeshje, me 35 të tilla.
Në konkurrencë të ashpër me Shein e Oklahomës, Luka është i dyti basketbollist më i vlerësuar këtë sezon, me koeficientin 36.3.
Ylli I kampionëve e ka koeficientin 34.5, ndërsa ndoshta Uembanijama mund ta kaloj talentin nga Sllovenia.
Falë tij, Lejkërsat janë kthyer sërish në kandidat për titull në NBA, për herë të parë që nga viti 2020, ndërsa kontributi I 26-vjeçarit është më I madh se ai i Lebronit.
Doncic ka edhe mesataren 9 topa në tabela e 9 asistë për ndeshje.
Jokiç, ndërkaq, është më I miri pa asnjë diskutim këtë edicion, me koeficientin 43.8!
Kapiteni I Denverit po luan me mesatare tripëll dabëlli, diçka që e bëri edhe vjet, dhe që në historinë e NBA-së e kanë arritur vetëm Oskar Robertson një herë dhe Rasëll Uestbruk në katër raste.
Ylli I Serbisë ka kaluar Uilt Çembërlenin për më shumë ndeshje me të paktën 25 pikë e 10 asistë dhe me 100 për qind realizim nga loja.
Në 1 dhjetor, Jokiç u bë I pari lojtar që nga sezoni 1996-1997 që arrin 15 pikë a më shumë, 9 topa tabela a më shumë dhe 6 asistë e më shumë në një periodë 12-minutëshe.
Tashmë, ai arriti edhe diçka tjetër, duke u bërë basketbollisti me më shumë ndeshje me të paktën 30 pikë, 10 topa në tabela e 5 asistë dhe me mesatare nga loja 80 për qind.

