Denver hedh një tjetër hap të sigurt drejt finaleve në Konferencën e Perëndimit në NBA.
Nudggets thelluan në 2-0 serinë e gjysmëfinaleve kundër Phoenix, duke fituar sfidën e dytë në shtëpi me rezultatin 97-87.
Suksesi i vendasve ka edhe një herë si protagonist Nikola Jokic, që mbylli paraqitjen e tij të shkëlqyer me dy shifra dopjo 39 pikë dhe 16 asist për shokët e skuadrës. Nuk bëjnë punë 35 pikët e Booker dhe 25 të tjera të shënuara nga Kevin Durant, pasi Sans dorëzohen sërish dhe tashmë finalet duken shumë larg.
Në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, Philadelphia merr epërsinë 1-0 të serisë kundër Boston. Jo vetëm kaq, pasi fitorja në transfertë 115-119 i jep “Sixers” edhe favorin e faktorit fushë.
James Harden jetoi një mbrëmje madhështore të kurorëzuar me 45 pikë. Kjo paraqitje bëri që të harrohej mungesa e Joel Embid.
Nga ana tjetër, për Celtics nuk mjaftoi përpjekja e Jayson Tatum. Ylli i Boston nuk zhgënjeu me dy shifra dopjo, 39 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë. Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale, peshorja e parashikimeve është anuar nga Philadelphia, që sfidën tjetër do ta luajë në fushën e saj. / h.ll/abcnews.al