Dallas Mavericks ka marrë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Perëndimit, pasi kanë mposhtur Minnesota Timberwolves me rezultatin 108:105.
Minnesota e hapi më mirë ndeshjen, pati një avantazh të vogël, por Dallas nuk u dorëzua dhe e mbajti ndeshjen të barabartë deri në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultatin 62:59 për vendasit. Dallas vazhdoi të luajë pak më mirë në pjesën e dytë, dhe para çerekut të fundit, Minnesota kishte ende një avantazh, ndonëse me një pikë.
Në fund, pas shumë dramave dhe përmbysjeve, fitorja shkoi te mysafirët me tre pikë diferencë.
Luka Doncic ishte lojtari më i mirë për Dallasin me 33 pikë, ndërsa me 30 pikë të tjera dha kontribut të madh Kyrie Irving.
Jaden McDaniels ishte më i miri te skuadra vendase me 24 pikë, por basketbollistët e tjerë si Anthony Edwards apo Karl Anthony Towns nuk ishin në natën e tyre më të mirë.
Ndeshja e dytë e serisë së finaleve të Konferencës Perëndimore të NBA, sërish në Minneapolis, do të luhet të shtunën në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale./ h.ll/abcnews.al