Dy ndeshjet e fundit gjysmëfinale të play off në NBA kanë sjellë ekuilibrin e plotë në fushë mes skuadrave. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland fitoi 118-94 në fushën e Bostonit, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.
Fitore e rëndësishme dhe bindëse në transfertë e Cavaliers, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët. Donovan Mitchell me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Cleveland, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Tatum për Celtics. Dy takimet e radhës do të luhen në fushën e Cavaliers.
Barazim 1-1 me ndeshje edhe në serinë mes Oklahomas dhe Dallas, me këtë të fundit që fitoi 119-110 jashtë fushe. Mavericks arritën një fitore të rëndësishme në transfertë, në një ndeshje të ekuilibruar.
Luka Doncic me 29 pikë e 10 rebound ishte lider në fushë për Dallas, mbështetur nga Washington po me 29 pikë. Alexander Shai realizoi 33 pikë e 12 rebound për Oklahomën, por që mbetën për statistikë. Dy sfidat e radhës do të luhen në Dallas./h.ll/abcnews.al