NBA/ Boston arrin fitoren e dytë, rekordmenët e trofeve një hap më pranë titullit

schedule14:36 - 10 Qershor, 2024

schedule 14:36 - 10 Qershor, 2024

Jo më kot në këtë nivel kanë qenë 23 herë. Boston Celtics, edhe kur nuk cilësohet një superskuadër, është tepër e rrezikshme në Finalet për titull në NBA, siç po e tregon sërish. Ekipi i lavdishëm i basketbollit amerikan, rekordmen Iititujve bashkë me Los Angeles Lakers, arriti edhe fitoren e dytë ndaj Dallas, duke marrë epërsinë 2-0.

Suksesi këtë herë ishte shumë më i vështirë sesa në sfidën e parë, siç e thotë rezultati 105-98, por I rëndësishëm është përfundimi, dhe ai ishte I duhuri. Dy ndeshjet e radhës luhen në Teksa or sipas televizionit amerikan ESPN, Celtics kanë 85 për qind shanse për të dalë kampionë.

Sipas analizës së faqes zyrtare të NBA-së, Sëlltiksat arritën tek fitorja falë lojës kolektive, edhe pse gabuan për tri pikë, edhe pse “ylli” kryesor Jayson Tatum nuk ishte në formën më të mirë, ndwrsa, nw anwn tjetwr, Luka Donçiç mund të jetë i shkëlqyer, por sërish të mos Iimjaftojë Mavericks, me sllovenin, i cili realoi “triple double” edhe nw sfidwn dutw ndaj Ciekitc

Holidei ishte shënuesi më I mirë për Bostonin me 26 pikë dhe 11 topa në tabela, Tejtëm iu afrua “triple double”-it me 18 pikë, 9 topa në tabela e 12 asistë, ndërsa Xhejlën Braun pati 21 pikë e 7 asistë. Shumë mirë edhe Derrik Uajt e Kristaps Porzingis, dhe kjo ishte më shumë sesa Maveriksat mund të përballonin. Në  hja e radhës luhen në Dallas mëngjesin e 14 qershorit sipas kohës shqiptare. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!