NBA/ Bien kampionët, gjysmëfinalet e Konferencave nisin me surpriza

schedule17:36 - 5 Maj, 2024

schedule 17:36 - 5 Maj, 2024

Kanë nisur me supriza gjysmëfinalet e Konferencave në NBA. Minnesota zhgënjeu të gjitha pritshmëritë, duke triumfuar në fushën e kampionëve në fuqi të Denver. “T-Wolves” imponuan rezultatin 106-99, duke marrë kryesimin 1-0 në serinë e përgjithshme. Pas paraqitjes së shkëlqyer në sezonin e rregullt dhe në sfidat e “play-off”, Anthony Edwards konfirmoi formën e tij, me një ndeshje personale në një version “MVP”.

“Ylli” i Minnesota ishte njeriu i triumfit për skuadrën e tij, duke shënuar 43 pikë, falë një përqindje të frikshme në gjuajtjeve nga fusha, ndërsa nuk gaboi asnjë nga gjuatjet e lira. Jo vetëm kaq, pasi Edwards vendosi emrin e tij në librin e rekordeve të NBA, duke barazuar një legjendë si Koby Bryant, i vetmi që kishte arritur të shënonte 40 pikë në dy sfida radhazi në “play-off”. Një tjetër protagonist në suksesin e Minnesota ishte Towns me 20 pikë dhe Conley me dy shifra dopjo, 14 pikë dhe 10 asist.

Nga ana tjetër, për Nuggets nuk mjaftoi i zakonshmi Nikola Jokic. Basketbollisti serb iu afrua tre shifra dopjo me 32 pikë, 9 asist dhe 8 topa të kapur në tabelë, por shokët e skuadrës nuk u ngjitën në nivelin e tij. Për Jamal Murrey 20 pikë, ndërsa listën e shënuesëve më të mirë për vendasit e vijoi Porter Junior me 17 pikë. Denver do të luajë sfidën e dytë gjysmëfinale në Konferencën e Perëndimit në shtëpi, ndërsa për kampionët e NBA nuk lejohen më gabime. /i.m /abcnews.al