Një mbrëmje e pasur me ndeshje, sigurisht me spektakël, por edhe me supriza.
Më e madhja ishte humbja e Boston, me kampionët në fuqi të NBA që u dorëzuan përballë Orlando me rezultatin 108-104.
Sëlltiks shpërdoruan epërsinë e 15 pikëve në fundin e pjesës së parë, duke u përmbysur nga të zotët e shtëpisë.
Xhejlën Braun ishte më i miri në parket me 35 pikë dhe 9 topa të kapur në tabelë, por nuk arriti të evitojë disfatën e Boston që gjithashtu humbet terren me Klivlend në krye të klasifikimit në Konferencën e Lindjes.
Kavaliers i shtuan një tjetër fitore ecurisë rekord në këtë sezon të basketbollit amerikan, duke kaluar Jutah me rezultatin 124-113.
Njeriu I triumfit për skuadrën nga Ohajo ishte Moblej, që mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo 22 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.
Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma City vijoi serinë e fitoreve, duke mundur Uashington me 18 pikë diferencë në shifrat përfundimtare 123-105.
Edhe një herë, ai që shkëlqeu ishte Shej Xhilxhous Aleksandër.
Basketbollisti kanadez shënoi 41 pikë dhe kapi 9 topa në tabelë, duke forcuar pozitat e tij në garën personale për titullin “MVP” të sezonit.
Në sfidat e tjera të NBA, humbje regjistruan Los Anxheles Lejkërs dhe Golden State. Dy skuadrat do të përballen mes tyre në mbrëmjen e Krishtlindjeve, ku do të sfidohen dy yjet e mëdhenj si LeBron James dhe Stephen Curry. /abcnews.al