NBA, asnjë surprizë në lindje, fitojnë favoritët, Boston dhe Milwaukee konfirmojnë forcën

schedule13:36 - 14 Nëntor, 2023

schedule 13:36 - 14 Nëntor, 2023

Asnjë suprizë në mbrëmjen e fundit të NBA, me favoritët e Konferencës së Lindjes që fituan sfidat e tyre.

Protagonistë Jayson Tatum dhe Giannis Atentokoumpo, që me klasin e tyre ndihmuan Boston dhe Milwaukee.

Celtic triumfuan 114-98 ndaj New York Knick, në një sfidë aspak të lehtë për rekordmenët e basketbollit amerikan.

Njujorkezët provuan të bënin surprizën e madhe në “TD Garden” falë një paraqitje të shkëlqyer të Randle.

Por në periodën e katërt, lojën e mori në dorë Jayson Tatum që shënoi 17 nga 35 pikët e tij në fitoren e rëndësishme të Boston.

Nuk ndalet as Milwaukee, që edhe një herë i ndihmuar nga “Grik Frik” kaloi një pengesë të vështirë si ajo kundër Chicago Bulls me rezultatin 118-109.

Miqtë provuan me Vucevic dhe DeRozan, madje kaluan edhe në epërsi në fundin e periodës së tretë.

Por në momentin deçiziv të sfidës u vunë poshtë nga Bucks, falë një ecurie me 12 pikë radhazi, pa pësuar asnjë. Për Milwaukee kjo ishte fitorja e gjashtë në dhjetë ndeshjet e luajtura në këtë sezon.

Një sfidë spektaktakolare ishte ajo mes Toronto dhe Washington, e fituar nga Reptors me katër pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 111-107.

Kanadezët e panë veten me minus 23 pikë, ndërsa bënë përmbysjen e madhe falë Siakam, autor i 39 pikëve.

Ndeshja me më shumë pikë e mbrëmjes në NBA ishte ajo mes Sacramento dhe Cleveland, e fituar nga Kings me rezultatin 132-120. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!