Analisti Mentor Nazarko deklaroi se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson një president i fortë në këto momente për disa arsye.
Ai deklaroi në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se Rama në pozitat që është si kryeminsitër nuk i duhet një president i fortë, kjo edhe pasi nuk ka presin ndërkombëtar për një emër konsensual si dhe përballë ka një opozitë të përçarë.
“E para Ramës nuk i intereson në kushtet që është si kryeministër që të ketë një figurë të fortë politike. Nuk ka asnjë presion ndërkombëtar sa t’i thoshte zgjidh një figurë konsensuale. Opozita është shumë e përçarë. Së pari instistoj prapë duke marrë frymëzim nga ajo që tha Zoti Mediu, që gërma Kushtetuese u lë sovranitetin deputetëve të zgjedhin presidentin”, tha Nazarko.
/Abcnews.al/