Nazarko: Pse Rama shkeli “paktin” për të mos u marrë me opozitën

schedule22:16 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 22:16 - 20 Dhjetor, 2021

Për analistin Mentor Nazarko, ka një panik në qeveri lidhur me çështjen e inceneratorëve, teksa ka shkuar pas hekurave një ish-ministër. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, duke komentuar protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, Nazarko tha se Rama ka shkelur paktin që të mos përfshihet në punët e opozitës.

Sipas analistit, Ramës i leverdis që të dyja palët të dëmtohen. Nisur nga replikat e kryedmeokratit Lulzim Basha me ministren Elisa Spiropali, Nazarko thotë se në këtë formë po përpiqen të dëmtojnë opozitën që është në parlament, teksa Berisha po zgjedh ta zhvillojë betejën në rrugë.

“Qeveria duhet të japë llogari për inceneratorët. Ka një lloj paniku nga qeveria lidhur me këtë. E vë re që ka një lloj shkelje nga Rama se nuk do përfshihen në punët e brendshme. Po e bën edhe Spiropali, i jep pikë Berishës që e quan Bashën, Lul brava. Mendoj që Ramës i leverdis të dy palët, që të dëmtohen. Por me këto deklarata janë përpjekur t’i humbin forcës atë që është opozita parlamentare. Berisha ka zgjedhur të protestojë në rrugë. Në këtë kuptim qeveria po reagon me Bashën për këtë çështjen e inceneratorëve.  Berisha në këtë pjesë të moshës së vet do të merret me tema që e lartësojnë globalisht”, shprehet Nazarko. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!