Nazarko: Pse në PD nuk flitet për non-grata? Bumçi: Problemi në Shqipëri është Edi Rama

schedule21:54 - 12 Prill, 2022

schedule 21:54 - 12 Prill, 2022

Situata politike brenda PD dhe kompleksiteti për të folur për non-gratat kanë shkaktuar debate në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh, ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, tha se nuk duhet të hiqet vëmendja nga ajo që po ndodh në Shqipëri, duke u marrë me non-grata.

Ndërkohë që analisti Mentor Nazarko dhe gazetari Endrin Xhafo, i drejtuan disa pyetje duke kërkuar arsyet se pse sot në PD nuk flitet për vendimin e fundit të DASH për shpalljen non-grata të Aqif Rakipit, i cili ka qenë pjesë e një tjetër formacioni politik.

Pjesë nga diskutimi:

Bumçi: Ky person bëri një proces zgjedhor që ODHIR tha se kishte blerje të votës por më e rëndë ishte përdorimi i administratës. Por më e rëndë ishte raporti i “Amnisty International”, e cila tha që duhet të hetohet PS. Por çfarë bëri Basha, në vend që ai të denonconte shkoi dhe hyri në parlament dhe e njohu qeverisë si legjitime, dhe solli krizën në PD. Ku ishte Basha dhe Bardhi kur dolën raportet.

Nazarko: O Aldo ke noj qëndrim për non-gratata?

Bumçi: Nuk kam ndërmend të hedh topin unë.

Nazarko: Pse nuk flisni për këtë?

Bumçi? Rama është ilegjitim. Pse Basha futi sherrin brenda në PD dhe nuk protestoi kundër Ramës, pse heshti, pse nuk doli në një deklaratë të vetme. Ai njeri tha masakra do të jetë masakër zgjedhore, e kundërta ndodhi.

Nazarko: E ndihmonte Berisha të vazhdonte me atë sjellje.

Bumçi: Zgjedhjet e 25 prillit me ato që ndodhën nuk duhet të pranonin një qeveri legjitime.

Xhafo: Cili është qëndrimi juaj edhe si ish-0ministër i Jashtëm ndaj shpalljes non-grata të Aqif Rakipit dhe zotit Ylli Ndroqi.

Bumçi: Nuk kam asnjë koment të veçantë për këto dy çështje. Në Shqipëri ka një devijim të çështjeve.

Nazarko: Domethënë Amerika merret me çështje dytësore tonat?

Bumçi: Amerikanët thonë problemi është qeveria, nuk ka amerikan që thotë se problem është opozita. Që problem është opozita ndodh vetëm në vendet diktatoriale.

Xhafo: Në Maqedoninë e Veriut amerikanët janë marrë me një person që nuk është në politikë fare sot siç është Nikolla Gruevskui?

Bumçi: Cili është problemi sot në Shqipëri përveç Edi Ramës? Rama e mbushi Shqipërinë me drogë, nuk e mbushi Tahiri me kokën e tij. Sot flasim me inceneratorët dhe non-gratat. Pse nuk hetoi prokuroria inceneratorët para zgjedhjeve? Sepse i dhanë Ramës vota. Tani na doli Rakipi non-grata.

Xhafo: Zotit Rakipi nuk i lind e drejta të thotë që Amerika ja ka fut kot?

Bumçi: Sigurisht është e drejta e tij që të kërkojë fakte dhe prova.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!