Nazarko: Projekti franko-gjerman, pak më i keq se marrëveshja e Uashingtonit

schedule13:30 - 30 Nëntor, 2022

schedule 13:30 - 30 Nëntor, 2022

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, analisti i njohur Mentor Nazarko u shpreh që plani franko – gjerman për Kosovën, përbën një shpresë dhe është diçka pozitive që ‘kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për të miratuar planin franko –gjerman.

Kjo është shenja e vetme pozitive, Z. Kurti që shpreh gatishmërinë për ta miratuar një plan të tillë’. Për Nazarkon ‘plani franko – gjerman është më i mundshëm në këtë fazë, por më i keq se marrëveshja e Uashingtonit’.

Për të edhe projekti ‘franko – gjerman i jep Serbisë rol udhëheqës të ekonomisë dhe të stimuluar dhe nga investime perëndimore, për këtë është akuzuar dhe Ballkani i Hapur.

Ky rol udhëheqës i Serbisë i garantohet me anë të planit franko – gjerman. Roli lider i Serbisë në zhvillimet e ardhshme është një mekanizëm që nuk është i ri dhe u përdor dhe në Marrëveshjen e Uashigtonit’, tha Nazarko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!