Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nazarko: Nëse nuk ka kufizim specifik, Berisha mund ta përdorë komunikimin elektronik në arrest shtëpiak

schedule20:33 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 20:33 - 12 Dhjetor, 2023

Analisti Mentor Nazarko thotë se ish kryeministri Sali Berisha mund të përdorë komunikimin elektronik nëse do të vendoset në arrest shtëpiak dhe nuk do të ketë kufizim specifik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se grupi i Gazment Bardhit ka bërë kompromis me Berishën, në lidhje me votimin në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish kryeministrit.

“Kemi një kompromis të fundit të grupit Bardhi me zotin Berisha. Ai thotë, unë nuk marr pjesë, jam pro, do ta votoja, pro, por nëse nuk plotësohen këto kushte. Ata duan t’i japin karakter po themi, monokratik vendimit të fundit të parlamentit për t’i hequr imunitetin. Tani, çfarë do të bëjë Berisha kur të merret ky vendim? Do ta paraqesë si vendim të regjimit, të partisë shtet, do mbrohet nga turmat sepse thotë unë do vazhdoj mbrojtjen civile apo do të shkojë në shtëpi? Nuk besoj se do të ketë kufizim të tillë, për komunikimin elektronik. Nëse nuk ka kufizim specifik, nuk do ta takojë fizikisht stafin e vet, pra, nuk do të kenë të drejtë që të hyjnë në shtëpi, por këta reporterët që ndjekin konferencat e shtypit, nuk do të ngelen pa punë.

Mund të komunikojë me pyetje përgjigje, nëse nuk ka kufizim specifik. Ai edhe sallën e parlamentit, përdori Facebook-un”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!