Nazarko në “Log.”: Pse amerikanët janë kundër Berishës, çfarë duhet të bëjë ish-kryeministri

schedule22:50 - 23 Shtator, 2021

schedule 22:50 - 23 Shtator, 2021

Analisti Mento Nazarko tha në “Log.” se amerikanët kanë vënë Berishën në shënjestër pasi ai i është kundërvënë planit të tyre për Shqipërinë.

Nazarko tha se nëse Berisha do të kishte treguar se mbështeste planin e tyre për Shqipërinë, siç është për shembull pastrimi nga elementët e korruptuar përmes Reformës në Drejtësi, atëherë ata nuk do të silleshin kështu.

Nazarko theksoi se qasja e amerikanëve nuk është ndaj Ramës, por në favor të Shqipërisë. “SHBA-të duan që Shqipëria të dalë nga tranzicioni. Berisha i 2005 ishte ndryshe për shembull”, tha ai.

Më herët, Nazarko tha se Basha nuk mund të bente zgjedhje tjetër përveç nxjerrjes së Berishës jashtë Grupit Parlamentar në një kohë që përballë kishte amerikanët që i bënin këtë kërkesë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!