Nazarko: Haradinaj bëri trimin. Rama të tregonte prej kohësh ekuilibër dhe fuqi

schedule21:40 - 3 Maj, 2019

schedule 21:40 - 3 Maj, 2019

Pas samitit të Berlinit, liderët shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin. Ka qenë Kryeministri i Kosovës ai i cili është shprehur se Rama dhe Thaçi, i kishin bërë më shumë presion e Vuçiç, për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

 

Këtë situatë në studion e emisionit “Provokacija” e ka komentuar Mentor Nazarko. Ka një ndryshim të “vogël”,- tha ai, sepse Rama pretendon se i kishte kërkuar thjesht që ta pezullonte taksën për 4 muaj, në mënyrë që Kosova të përfitonte liberalizimin e vizave- oferta e dy fuqive të mëdha, Francës dhe Gjermanisë.

“Zoti Pacolli tha se ambasadori amerikan në Gjermani, Grenell, i dërguari i Trump, i kishte kërkuar palës kosovare që të pezullonte dy javë taksën dhe do kishte takim të nivelit të lartë me SHBA.”. Duket se në rrethana të këtij presioni të madh, zoti Haradinaj luajti për të faktorizuar veten (në tryezën e bisedimeve që tani u bë me dy vetë përballë dyve) , por dhe brenda Kosovës meqënëse kjo temë ngjan se merr vota. Taksa luajti rol të jashtëzakonshëm për të balancuar sadopak dobësinë e Kosovës në negociata, përballë Serbisë e cila po luhatet mes fuqive të mëdha, ka tërhequr investime kineze, turke dhe ruse. Por kur SHBA-të dhe miqtë e mëdhenj të Kosovës thonë se në fund të bisedimeve do të ketë njohje të ndërsjelltë, pezullimi është kërkesë normale që duhej respektuar. Kryeministri i Kosovës bëri pak trimin për konsum të brendshëm dhe nuk di se çfarë ka llogaritur”- nënvizoi ai.

Por Nazarko ka një këshillë për Ramën, ndërsa i referohet shqetësimit të Haradinajt se kryeministri i Shqipërisë mban anë në Kosovë.

“Rama atë kapital që krijoi me dy vizitat në Serbi, me fjalimin në Parlamentin e Kosovës do duhej ta përdorte më mirë atje duke u paraqitur mbi palët politike. Dhe t’i trajtonte në mënyrë më të ekuilibruar faktorët kryesorë në Kosovë. Ndaj unë e mirëkuptoj atë shqetësim të zotit Haradinaj, që thotë se Rama duhej të jetë më i ekuilibruar. Ekuilibri i Ramës do tregontefuqinë e tij dhe Rama duhet të përdorë më mirë fuqinë e tij, sepse ajo është fuqia e Shqipërisë. Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është një proces shumë i ndërlikuar, ku Shqipëria me Kosovën duhet të konvergjojnë në mënyrë absolute, Ky proces nuk ndodh çdo vit dhe  në fund të tij pritet të formësohet në mënyrë afatgjatënjë marrëdhënie e kombit tonëme një fqinj si Serbia”. Ndaj duhet të kursehemi nga polemikat, dhe pozicionimet e njëanshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!