Navalny reagon pas burgosjes në Arktik: Jam mirë, si Santa Claus

schedule11:29 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 11:29 - 26 Dhjetor, 2023

Kritiku i burgosur i Kremlini, Alexei Navalny,  mbështetësit e të cilit kishin humbur kontaktet me të për disa javë, në një postim në rrjetet sociale i siguroi ata se ishte mirë pas transferimit në një burg në rajonin Arktik të Rusisë veriore.

Transferimi, cili zgjati 20 ditë, ishte “mjaft i lodhshëm”, tha ai në platformën X.

“Por unë jam në një gjendje të mirë mendore, si Santa Claus,” shtoi Alexei Navalny, duke iu referuar mjekrrës së tij që iu rrit gjatë udhëtimit të tij shumëditor dhe rrobave të reja dimërore, të përshtatura me temperaturat polare.

“Gjithsesi, mos u shqetësoni për mua. Une jam mirë. Jam i qetë që më në fund mbërrita”, tha ai.

Aleatët e tij, që po përgatiteshin për transferimin e tij të pritshëm në një burg të shkallës më të lartë të sigurisë në sistemin e burgjeve ruse, thanë se ai nuk është takuar me avokatët që nga 6 dhjetori dhe ngritën alarmin mbi fatin e tij.

“Mirënjohje për mbështetësit tanë, aktivistët, gazetarët dhe mediat që janë shqetësuar për fatin e Alexeit dhe që nuk lodhen së shkruari për situatën”, tha avokati i opozitarit Navalny, Ivan Zhdanov.

Ai tha se mbështetësit e tij dërguan 618 kërkesa për informacion lidhur me vendndodhjen e Navalnyt, i cili po mbahej në një burg rreth 235 kilometra në lindje të Moskës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!