Navalny nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

schedule08:33 - 18 Shtator, 2020

schedule 08:33 - 18 Shtator, 2020

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Sergei Erofeyev, profesor në Universitetin Rutgers në New Jersey. Ai tha se Navalny ishte nominuar për çmimin nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete, por ai nuk i bëri të ditur emrat e tyre.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqe dorëzohen nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe sipas rregullave të Akademisë suedeze, shpallet zyrtarisht vetëm emri i fituesit.

“Duke luftuar për të drejtat e njeriut në vendin tonë, për të drejtat politike dhe ekonomike, për të drejtën e votës dhe për drejtësinë, Navalny po jep një kontribut në luftën globale për këto ideale që po përballen me kohë të vështira,” shpjegoi Yerofeyev për televizionin e pavarur rus Dozhd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!