Naureda Llagami: Mund të rishohim hartën e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë ka sjellë një model

schedule14:34 - 4 Shkurt, 2022

schedule 14:34 - 4 Shkurt, 2022

Nga Korça pas një takimi me grupet e interesit kryetarja e KLGJ Naurda Llagami foli për shqetësimet në lidhje me hartën e re gjyqësore. Ajo theksoi se sot është vënë në dijeni që dhoma e avokatisë ka paraqitur një propozim konkret pranë KLGJ dhe ministrisë së Drejtësi duke shtuar se propozimet do të rishihen.

“Këto takime janë pjesë e konsultimit. Ne pa përfunduar këto takime nuk mund ta përfundojmë procesin e miratimit të hartës së re gjyqësore. Është një proces që impakton shumë gjykata. Këshilli është i ndjeshëm ndaj deklaratave të bërë në këto takime nga grupet e interesit.

Kundërshtimet që na janë parashtruar. Sot u vura në dijeni që dhoma e avokatisë ka shkuar në një propozim konkret për KLGJ dhe ministrinë e Drejtësisë. Unë e mirëpres këtë propozim. Ne mund ta shohim produktin në një këndvështrim tjetër. Ne mund të rishohim propozimet”, deklaroi ajo.

Llagami nënvizoi se grupi i punës që ka nisur mbledhjen prej shkurtit të vitit 2019 ka hartuar një model që rrit eficencën e punës në gjykata.

“Harta e re gjyqësore do të rrisë efiçencën nëpër gjykata. Ajo që ne do miratojmë pas këtyre diskutimeve, ne do reflektojmë dhe argumentojnë dhe do i propozojmë qeverisë. Grupi i punës ka zgjedhur një model që në këto momente zbaton ligjon dhe është model që ofron eficencë më të lartë nëpër gjykata, Përmirëson aksesin nëpër gjykata. Rrit eficencën dhe specializimin. Është menduar që ky projekt i realizon objektivat që ne kemi.

Grupi i punës e ka nisur punën në shkurt të vitit 2019. Asnjëherë nuk është zhvilluar një proces ku palët ulen së bashku për të diskutuar. Këto janë detyrime që na burojnë nga ligji, në kuadrin e reformës në drejtësi.  Sot kemi një realitet ndryshe në Shqipëri. Të dhënat që kemi mbledhur. Shpenzimet nuk rriten. Shpenzimet do jenë po njësoj. Ligji parashikon mënyrë tjetër për rimbursimin e shpenzimeve në gjykatë. Ky është një propozim që përmirëson cilësinë në gjykata. Ky është një nga propozimet”, u shpreh Llagami.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!