NATO tha të martën se do të tërheqë personelin nga Iraku për shkak të rrezikut të shtuar për sigurinë e tyre pas vrasjes së gjeneralit Soleimani nga SHBA.
Tërheqja është e përkohshme, por ‘siguria e personelit tonë është thelbësore’, tha një zyrtar i NATO-s.
Aleanca ushtarake njoftoi të Shtunën se kishte pezulluar misionin e saj të trajnimit në Irak.
Aleanca e Atlantikut Verior ka qenë në vend për të këshilluar forcat e Irakut të mbrojtjes se si të parandalojnë rimëkëmbjen e ISIS pasi u mposhtën në muajt e parë të vitit 2019.
Zëdhënësi i NATO-s Dylan White tha në një deklaratë të shtunën: ‘Siguria e personelit tonë në Irak është parësore. Ne vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme. ‘
Deklarata nuk thoshte në mënyrë të qartë pse trajnimi kishte ndaluar.
Më herët sot, Ministri Francez i Mbrojtjes Florence Parly tha se Franca nuk ka “qëllim” të tërheqjes së trupave nga Iraku.
Franca ka kontribuar rreth 200 ushtarë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA që luftojnë ISIS-in, prej të cilëve 160 kanë për detyrë të trajnojnë personelin ushtarak në Irak.
“Që nga e Premtja ne kemi forcuar sigurinë për ushtarët tanë francezë të vendosur në Irak,” tha ministria e Mbrojtjes franceze.
Revuzimi i Francës për tu shpërngulir nga Iraku vjen në një kohë kur Gjermania ka deklaruar se 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt./abcnews.al