NATO: Sulmet e Houthi duhet të marrin fund

schedule14:01 - 12 Janar, 2024

schedule 14:01 - 12 Janar, 2024

Në një deklaratë ditën e sotme, NATO tha se sulmet ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania kundër rebelëve Houthi në Jemen ishin “mbrojtëse” dhe u bëri thirrje këtyre të fundit t’i japin fund sulmeve të tyre.

“Këto sulme ishin mbrojtëse dhe synonin ruajtjen e lirisë së lundrimit në një nga korsitë detare më të rëndësishme në botë,” tha Dylan White, një zëdhënës i Aleancës.

“Sulmet e Houthi duhet të marrin fund”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Belgjika deklaroi se po punon me partnerët e saj në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara për të rivendosur sigurinë në rajonin e Detit të Kuq dhe për të shmangur përhapjen e konfliktit, siç tha sot ministrja e Jashtme belge Haja Labib.

“Sulmet e vazhdueshme nga Houthi janë një rrezik real për stabilitetin e rajonit dhe përfaqësojnë një përshkallëzim që nuk është në interesin e askujt”, tha ajo në një postim në Twitter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!