NATO rrit mbështetjen me armë për Ukrainën

schedule16:34 - 7 Prill, 2022

schedule 16:34 - 7 Prill, 2022

Anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord të shtojnë mbështetjen me armë për Ukrainën, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ai tha se NATO ka ofruar mbështetje të konsiderueshme me pajisje dhe se ka trajnuar dhjetëra mijëra forca ukrainase për vite të tëra përpara pushtimit rus, që filloi më 24 shkurt, raporton BBC.

“Ne diskutuam se çfarë do të bëjmë për të përforcuar mbështetjen për Ukrainën , duke përfshirë ndihmë në sigurinë kibernetike dhe sigurimin e pajisjeve për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike dhe biologjike. Aleatët po ofrojnë dhe janë të gatshëm të bëjnë më shumë kur bëhet fjalë për mbështetjen ushtarake”, tha Stoltenberg.

Lexo edhe: NATO dënon vrasjet mizore të civilëve në Ukrainë

Megjithatë Stoltenberg nuk dha detaje për llojin e armëve që do t’i ofrojë Ukrainës as kohën se kur do i dërgojë.
Anëtarët e NATO-s ranë dakord gjithashtu të bëjnë më shumë për të ndihmuar partnerët e tjerë dhe për të forcuar aftësinë e tyre për të mbrojtur veten e tyre, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën./abcnews.al/