NATO premton mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën

schedule14:46 - 24 Mars, 2022

schedule 14:46 - 24 Mars, 2022

“Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të ofrojmë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën,” sipas një deklaratë të Stoltenberg.

“Ne do të vazhdojmë t’i imponojmë kosto të paprecedentë Rusisë dhe do të forcojmë mbështetjen ushtarake në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.”

Stoltenberg tha gjithashtu se NATO do të dërgojë më shumë trupa ushtarakë, sisteme antitank, drone, dhe avionë në zonat përreth Ukrainës. Ai tha gjithashtu se NATO-s do të dërgojë pajisje të sigurisë kibernetike për të ndihmuar Ukrainën nga kërcënimet biologjike, kimike, biologjike dhe bërthamore.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbështetur Ukrainën dhe unë mirëpres oferta konkrete nga aleatët tanë,” theksoi Stoltenberg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!