NATO: Plan për mbrojtjen e legjtimimin e sulmeve kibernetike

schedule15:02 - 30 Nëntor, 2017

schedule 15:02 - 30 Nëntor, 2017

Disa zyrtarë të NATO-s, po konsiderojnë rregullime ligjore për mbrojtjen ofensive duke legjitimuar sulmet kibernetike nga ana e tyre. Këto rregullime do të jenë një përgjigje më e fortë kundër shteteve që sponsorizojnë hakerat kompjuterik.

Në përgjigje të luftës kibernetike nga hakera të sponsorizuar nga vende të ndryshme të botës. Nato, do të kryejë rregullime ligjore për të forcuar përgjigjen ndaj hakerave me sulme kibernetike për të shkatërruar rrjetet armike.

Amerika, Britania, Gjermania, Norvegjia, Spanja, Danimarka dhe Hollanda janë duke hartuar doktrinën me principet bazë të luftës kibernetike, që do ti justifikojë ushtarakët e tyre gjatë zhvillimit të sulmeve kibernetike. 29 anëtarët e Aleancës Atlantike e kanë njohur luftën kibernetike si element të luftës tokësore, ajrore dhe detare por pa specifikuar detajet.

Doktrina do të ndryshojë qasjen e Nato-s nga mbrojte pasive në mbrojte aktive, kundër hakerave të sponsorizuar nga Rusia, Kina dhe Korea e Veriut. Sipas zyrtarëve, qëllimi i këtyre shteteve ka qënë minimi i rrjetit tekonologjik të Qeverive Perëndimore dhe vjedhja e teknologjisë. Marrëveshja pritet të arrihet në 2019.

Ndërkohë, Rusia vazhdon të mohojë cdo sulm kibernetik ndaj perëndimit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!