NATO nisi sot stërvitjet ushtarake, reagon Putin: Kemi më shumë miq sesa armiq

schedule12:51 - 4 Mars, 2024

schedule 12:51 - 4 Mars, 2024

NATO ka nisur sot stërvitjet ushtarake në veri të Europsë, ku do të marin pjesë 20 mijë ushtarë nga 14 vende përfshirë edhe vendet e sapo anëtarësuara. Menjeherë pas kësaj, Putin ka dhënë një deklaratë, dukshëm referuar stërvitjeve ushtarake nga NATO.

“Rusia ka më shumë miq në botë sesa armiq”, tha Putin në një takim me kryebashkiakun e Moskës Sergei Sobyanin.

Kryebashkiaku i Moskës tha se situata në kryeqytet është e mirë dhe rezultatet e vitit 2023 në Moskë janë “një nga më të mirat në historinë moderne”.

“Por ne kemi më shumë miq,” vuri në dukje presidenti rus. “Zoti i bekoftë,” u përgjigj Sobyanin.

Udhëheqësi rus tha se kërcënimet që ata po përpiqen të krijojnë në Rusi në fund të fundit nuk janë boshe, dhe ne duhet ta marrim këtë parasysh, si në nivel federal ashtu edhe në atë rajonal.

Megjithatë, Moska është një qendër e shkencës, arsimit dhe industrisë, dhe situata në kryeqytet është e ndërlidhur me të gjithë ekonominë e vendit, vuri në dukje Vladimir Putin.

Sipas Guardian, stërvitja e fundit, e cila filloi të dielën, përfshin më shumë se 50 nëndetëse, fregata, korveta, aeroplanmbajtëse dhe anije amfibe në det, më shumë se 100 avionë luftarakë, vëzhgues detar dhe transportues, si dhe mijëra trupa në toka duke përdorur sisteme artilerie, tanke dhe mjete gjurmuese.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!