NATO në Letoni përkujton Dëshmorët Klodian Tanushi e Zarife Hasanaj: Gjithmonë mes nesh

schedule13:18 - 13 Maj, 2021

schedule 13:18 - 13 Maj, 2021

Forcat e armatosur në Letoni kanë përkujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Zarife Hasanaj të cilët ranë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Ushtarët e NATO-s nga të gjitha kombet në kampin Adazi, shprehën se bashku ngushëllimet e tyre dhe përkujtuan ish kolegët e tyre të rënë Dëshmorë. Ata shihen që në duar mbajnë kurora me lule ku shkruhet “Gjithmonë mes nesh”.

“Ne kujtojmë ushtarët shqiptarë Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Zarife Hasanaj, të rënë në maj të vitit 2019 gjatë shërbimit të tyre me “eFP BG” Letoni ndërsa kryenin një mision real.

Ushtarë nga të gjitha kombet në kampin Adazi qëndruan së bashku në përkujtim për të përshëndetur të rënët tanë. Ne do t’i kujtojmë ata”

Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForëardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive në Letoni.

Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje me datë 6 maj 2019, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!