“NATO kreu genocid në Serbi”, Haradinaj shkarkon zv/ministren serbe

schedule12:38 - 25 Mars, 2019

schedule 12:38 - 25 Mars, 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga posti zv/ministren e Drejtësisë në vend Vesna Mikiç. Kjo e fundit kishte deklaruar se NATO kishte kryer genocid në Serbi.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj konfirmoi shkarkimin nga posti të zv/ministres së Drejtësisë, Vesna Mikiç. Kjo e fundit një ditë më parë deklaroi se NATO kishte kryer genocid ndaj serbëve.

Kreu i ekzekutivit në postimin e tij shkruan ndër të tjera se këto deklarata janë gjuhë e urrejtjes. Haradinaj thekson se në qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk ka vend për individë që pavarësisht përkatësisë etnike, denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Sipas tij deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiç, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Për këtë arsye është vendosur dhe shkarkimi i menjëhershëm i saj nga posti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!