“NATO do të mbështesë qeverinë afgane sa më shumë që të jetë e mundur dhe do të rregullojë praninë e saj diplomatike.” Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në fund të takimit me ambasadorët e vendeve të Aleancës në Bruksel, pas vendimit të Uashingtonit dhe Londrës që të largohen nga vendi.
“Aleatët e NATO -s janë thellësisht të shqetësuar për nivelet e larta të dhunës që po kryhen nga operacioni i talebanëve, veçanërisht sulmet ndaj civilëve, vrasjet e synuara dhe raportet e abuzimeve të tjera serioze të të drejtave të njeriut , ” shtohet në deklaratë. “Talebanët duhet të kuptojnë se ata nuk do të njihen nga bashkësia ndërkombëtare nëse e marrin vendin me forcë.”
Jens Stoltenberg shtoi se NATO mbetet e përkushtuar për të mbështetur një zgjidhje politike të konfliktit.
“Qëllimi ynë është të mbështesim qeverinë afgane dhe forcat e sigurisë sa më shumë që të jetë e mundur. Siguria e personelit tonë është parësore. NATO do të mbajë praninë diplomatike në Kabul dhe do të vazhdojë të përshtatet sipas kërkesës,” tha ai.
“Ne vazhdojmë të vlerësojmë zhvillimet në terren dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet afgane dhe pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare,” përfundoi ai. g.v/abcnews.al