NATO, historia e një aleance

schedule07:17 - 5 Gusht, 2022

schedule 07:17 - 5 Gusht, 2022

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut u themelua në vitin 1949 për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe 10 shtete europiane nënshkruan traktatin e Uashingtonit për krijimin e NATO-s. Në zemër të aleancës qëndronte neni 5, sipas të cilit, palët dakordësoheshin se një sulm i armatosur kundër njërit apo më shumë anëtarëve në Europë apo Amerikën e veriut duhej konsideruar si një sulm kundër të gjithëve.

Hyrja e Gjermanisë perëndimore në Aleancën e Atlantikut të veriut nxiti Bashkimin Sovjetik, 8 ditë më vonë të mblidhte 8 shtete të europës lindore në atë që e quajti koalicioni i Traktatit të Varshavës. Delegatët e vendeve anëtare, Shqipëria, Hungaria, Republika Demorkatike e Gjermanisë, Polonia, Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia, Rumania dhe Bullgaria dhe të partisë komuniste kineze u mblodhën për një konferencë të ministrave të Jashtëm në Varshavë më 27 prill të 1959-tës.

Pas luftës së ftohtë NATO u rikonceptua si një organizatë e bashkëpunimit për sigurinë, mandate i së cilës përfshinte dy objektivë kryesorë: të niste dialogun dhe bashkëpunimin me ish kundërshtarët e Paktit të Varshavës dhe të menaxhonte zonat e konfliktit në periferinë europiane, të tillë si Ballkani.

Ish shtetet komuniste, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia ju bashkuan Natos 5 vite pas hyrjes së Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë, në prill të 2004-s. Anëtarësimi I tyre e çoi në 26 numrin e pjesëtarëve por zgjerimi zemëroi Rusinë pasi aleanca 55-vjeçare trans-atlantike u afrua pranë kufijve të saj.

Kroacia dhe Shqipëria u ftuan t’i bashkoheshin aleancës ushtarake perëndimore gjatë një samitit të 26 shteteve anëtare në prill të 2008-s. Krerët e NATO-s i premtuan Gjeorgjisë dhe Ukrainës se edhe ato do të ishin një ditë pjesë e aleancës mbrojtëse, pasi refuzuan kërkesën e Shteteve të Bashkuara për t’i hapur menjëherë rrugën e anëtarësimit ish republikave sovjetike.

NATO vijonte zgjerimin, duke mirëpritur Malin e Zi në 2017-tën dhe tre vite më vonë Maqedoninë e Veriut, që u bë anëtari i 30-të. Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, e të cilës aleatët i druheshin, u materializua në 24 shkurt të 2022-shit, kur presidenti Vladimir Putin autorizoi atë që e quajti operacion special në lindje të Ukrainës.

Përballë realiteti të ri, më një fqinj agresiv në derën e shtëpisë, Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’iu  bashkuar aleancës ushtarake perëndimore. Të dyja shtetet ishin neutrale gjatë Luftës së Ftohtë dhe vendimi i tyre për t’u anëtarësuar në NATo shënon një prej ndryshimeve më të rëndësishme në arkitekturën e sigurisë europiane për dekada të tëra, duke reflektuar një ndryshim të opinionit publik në dy vendet nordike, që prej nisjes luftës ruse në Ukrainë.

Vendet e NATO-s i përcollën Putinit mesazhin se ishin më të bashkuar se kurrë dhe paralajmëruar se do të mbronin çdo centimetër të territorit të Aleancës. Për herë të parë që prej Luftës së Ftohtë, shtetet anëtare u dakordësuan të rrisin në mbi 300 mijë, numrin e trupave të gatishmërisë së lartë me fokus kryesor, kahun lindor të Aleancës./express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!