NATO do të shtojë ushtarët në Afganistan

schedule15:12 - 7 Nëntor, 2017

schedule 15:12 - 7 Nëntor, 2017

NATO ka vendosur të rrisë misionin e saj të këshillimit  dhe ndihmës së forca të armatosura afgane nga 13,000 në 16,000 ushtarë. Njoftimin e bëri të martën në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Numri i ri i ushtarëve do të jetë 16,000 dhe do të përqëndrohet në veçanti në trajnimin e trupave”, kryesisht të forcave speciale për “zhvillimin e forcës ajrore” dhe për trajnimin në ushtarake, shpjegoi Stoltenberg në një konferencë shtypi në selinë e Aleancës Atlantike në Bruksel.

Aktualisht, misioni i  këshillimit dhe ndihmës për ushtrinë afgane ka rreth 13,000 ushtarë. Vendimi për të rritur numrin e trupave të Aleancës në vend do të bëhet formalisht të enjten, ditën e dytë të një takimi të 29 ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Këto përforcime do të vijnë ” gjysma nga Shtetet e Bashkuara, dhe më pak se gjysma nga vendet e tjera të Aleancës dhe partnerët e tyre, shpjegoi Stoltenberg.

Shtetet e Bashkuara i kishin kërkuar aleatëve të saj të NATO-s që të dërgonin “rreth një mijë” trupa shtesë në Afganistan, ku ata vetë po rrisin praninë e tyre, njoftoi në fillim të tetorit ambasadori i SHBA në Shtetet e Bashkuara.

Qasja e re amerikane, pavarësisht se Donald Trump kishte mbrojtur tezën e një tërheqje nga Afganistani, u vendos në gusht, pas një vlerësimi të hollësishëm  të situatës në terren, ku talebanët rifituan terren dhe kontrollojnë aktualisht gati 40% të territorit./abc news

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!