NATO dënon sulmin në Lepenc/ Ndihmës sekretari takohet me Osmanin, kërkon hetim të plotë

schedule23:03 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 23:03 - 5 Dhjetor, 2024

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Tom Goffus ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc në Kosovë.

Gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani në Bruksel, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka kërkuar që të gjitha faktet në lidhje me sulmin të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.

Një zëdhënëse e NATO-s tha në një postim në rrjetin social “X” se KFOR mbetet vigjilent për situatën dhe koordinimi misionin e aleancës në Kosovë, është kyc për stabilitetin e rajonit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!