NATO aktivizon për herë të parë Forcën e Reagimit: Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të Aleancës

schedule20:39 - 2 Mars, 2022

schedule 20:39 - 2 Mars, 2022

Do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Kështu thuhet në reagimin e fundit të Aleancës Transatlantike, ku ka njoftuar se njësitet e Forcës së Reagimit kanë mbërritur në Rumani gjatë së hënës dhe së martës.

Në njoftim është sqaruar gjithashtu, se kjo është hera e parë që NATO-ja ka aktivizuar Forcën e Reagimit për mbrojtje kolektive dhe parandalim, raporton Gazeta Express.

“Njësitet e Forcës së Reagimit të NATO-s arritën në Rumani të hënën dhe të martën, për të përforcuar pozicionin e mbrojtjes së Aleancës në pjesët lindore. 500 trupa franceze janë mbledhur në Istres të Francës jugore, përpara se të zbarkonin në Rumani”, thuhet në njoftim.

NATO thekson se ky mobilizim vjen si rrjedhojë e “krizës më të madhe të sigurisë në Evropë në dekadat e fundit, pas pushtimit të Rusisë nga Ukraina”.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur këtë lëvizje të forcave të Aleancës.

“Gjatë javëve të kaluara, ne kemi rritur prezencën në pjesët lindore të Aleancës dhe tani, për herë të parë në histori jemi duke zbarkuar edhe Forcën e Reagimit të NATO-s. Trupat franceze kanë arritur në Rumani si element udhëheqës i kësaj force. Përkushtimi ynë ndaj Nenit 5, për mbrojtjen kolektive, është i hekurt. Do ta mbrojmë secilën pëllëmbë të territorit të NATO-s”, ka thënë ai. / Gazeta Expres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!