Nations League/ “Tre Luanët” rikthehen në elitë, Anglia ngjitet me “manita” në Ligën A

schedule19:46 - 17 Nëntor, 2024

schedule 19:46 - 17 Nëntor, 2024

Janë rikthyer sërish mes më të mirëve të UEFA Nations League.

“Tre Luanët” e Anglisë e kanë vërtetuar edhe njëherë se janë një ekip “gjigant” në Evropë, teksa pasditen e kësja të diele ka arritur fitoren e madhe 5-0, ndaj Irlandës në mitikun “Wembley”, me sfidën që ishte e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit B2.

Nga një gol, secili nga Harry Kane, Anthony Gordon, Connor Gallagher, Jarred Boëen e Harëood-Bellis mjaftuan për fitoren e madhe në “Derbin e Ishullit”, teksa një ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të Scales për irlandezët në minutën e 51’-të.

Falë këtij rezultati, Anglia është ngjitur në vendin e parë të Grupit B2, me 15 pikë, po aq sa Greqia e vendit të dytë e cila fitoi 2-0 ndaj Finlandës, por me një golavarazh më të mirë se këta të fundit, ndërsa Irlanda e Finlanda që mbeten në vendet 3 dhe 4 të grupit, me të parët që do të diskutojmë qëndrimin në Ligën B me anë të “play off”, ndërsa “skandinavët” do të bien në Ligën C, si vendi i fundit.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!