Ishte padyshim një fitore e nevojitshme, për t’i rikthyer në rrugën e duhur.
“Tre Luanët” e Anglisë duket se e kanë hedhur pas krahëve humbjen shokuese ndaj Greqisë, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë mundur të fitojnë me rezultatin 3-1, në transfertë ndaj Finlandës, në sfidën e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të UEFA Nations League.
Jack Grealish, Trent Alexander-Arnold e Declan Rice ishin autorët e golave për nënkampionët e Evropës, ndërsa Hoskonen shënoi golin e nderit për vendasit në minutën e 87’.
Ndërkaq në përballje të tjera të mbrëmjes, Maqedonia e Veriut mundi Armeninë me shifrat 2-0 pas golave të Miosvki e Alimit, Lihtenshejni barazoi pa gola me Gjibraltarin, ndërsa Malta mundi minimalisht 1-0 përfaqësuesen e Moldavisë. /i.m /abcnews.al