Është mbyllur takimi mes Shqipërisë dhe Lituanisë, i vlefshëm për raundin e dytë të UEFA Nations League. Kuqezinjtë tanë bënë një sfidë për t’u harruar, duke u mposhtur me rezultatin 0-1. Për më tepër, kapiteni Elseid Hysaj u ndëshkua dhe me karton të kuq.
Reja zgjodhi të luajë sërish me skemën 3-5-2, edhe pse përballë kishim një rival shumë më të dobët në letër. Por, doli që rivali jo vetëm na mposhti, por dhuroi spektakël në Tiranë, duke luajtur tiki-taka dhe duke na dhënë leksione futbolli.
Goli i Lituanisë erdhi në minutën e 51-të, me anë të Kazlaukas, pas një gabimi të mesfushorit Gjasula. Madje, miqtë rrezikuan dhe disa herë të tjera dhe nëse s’do të ishte për Strakoshën dhe për fatin disa herë në anën e kuqezinjve tanë, rezultati do të ishte edhe më i turpshëm…/abcnews.al