Nations League: Sonte Shqipëri-Lituani, Reja i pavendosur për formacionin

schedule08:30 - 7 Shtator, 2020

schedule 08:30 - 7 Shtator, 2020

Edy Reja sërish ka shumë pikëpyetje në kokën e tij. Në një periudhë ku lojtarët vijnë në kombëtare pas një periudhë jo normale, gjendja fizike është ajo që shqetëson më së shumti. Duke shtuar edhe ndeshjen e luajtur tre ditë më parë me Bjellorusinë, bëhet e domosdoshme që të ketë një freskim të ekipit.

Përballë Shqipërisë do të vihet Lituania, prej orës 20:45, një ekip që anën fizike e ka një nga pikat e forta. Sigurisht është ekip i kalueshëm, por që do vlerësim. Kështu, trajneri Reja ka menduar që Strakosha të vijojë të mbrojë kuadratin, sikurse edhe treshja e prapavijës të mos ndryshojë.

Italiani përmendi edhe Mihajn në konferencën, si opsion, si dhe tha fjalë të mira për të riun Ramen Çepele. Gjithsesi më parë e kë theksuar se nuk është koha për eksperimente. Dilema ka për dy lojtarët e krahut. Hysaj dhe Roshi mund ta nisin nga fillimi sot, por edhe Trashi është opsion për linjën e majtë dhe kjo do sillte sakrifikimin e fierakut.

Bare e ka ndjerë lodhjen dhe me shumë mundësi Qazim Laçi do të mund të luajë kundër Lituanisë, me Gjasulën e Abrashin që plotësojnë treshen e qendrës së mesit të fushës. Cikalleshi shqetëson trajnerin Reja para ndeshjes dhe në vend të tij mund të luajë Bekim Balaj. Sonte mund të luajë titullar edhe Broja, i cili ka hijen e Sadikut nga pas. /abcnews.al

SHQIPËRIA, formacioni i mundshëm: Strakosha – Veseli, Dermaku, Gjimshiti – Roshi (Trashi), Abrashi, Gjasula, Laçi, Hysaj – Balaj, Broja (Sadiku)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!