Nations League/ Portugalia mjaftohet me barazimin në transfertën kroate, Spanja mund Zvicrën në “frymën e fundit”

schedule22:43 - 18 Nëntor, 2024

schedule 22:43 - 18 Nëntor, 2024

Kanë përfunduar katër sfidat e mbrëmjës së kësaj të hëne, që ka ulur spiarin e fazës së parë të Nations League, në Grupit A1 e A4, ku në përgjithësi kanë prodhura rezultate goxha interesante.

Kështu, në Grupin A1, “Luzitanët” portugezë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertën kroate, pas golave të Joao Felix e Gvardiol, ndërsa Skocia triumfoi 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë pas golave të John McGinn e Andreë Robertson, ndërsa për vendasit topin në rrejtë e dërgoi Piatkoëski.

Falë këtyre rezultateve, fazën çerekfinale e sigurojnë Portugalia e Kroacia, me “Luzitanët” që kualifikohen si të parët e grupit, Skcoia do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Polonia rikthehet në Ligën B.

Në krahun tjetër, në Grupin A4, Serbia e Danimarka kanë barazuar në “luftën” për kalimin në çerekfinale, mirëpo në fund e kanë mbyllur sfidën pa gola, duke mos ndryshuar asgjë në renditje në javën e fundit të fazës së grupeve.

Fitore arriti Spanja, me “Iberikët” që mundën me vështirë 3-2, Zvicrën pas golave të Yeremy Pino, Bryan Gil e Bryan Zaragoza, ndërsa më “Helvetët” rrugën e rrjetës e gjetën Monterio dhe shqiptari Andi Zeqiri.

Falë këtyre rezultateve, Spanja e Danimarka sigurojnë kalimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni, me kampionët e Evropës që kalojnë si të parët. Pas tyre vjen Serbia, e cila do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Zvicra ka prerë “biletën” për në Ligën B, teksa pozicionohet në vendin e fundit mevetëm 2 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!