Ditën e sotme, në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për Nations League të kombëtareve të femrave.
Kosova bën pjesë në Ligën C dhe gjatë shortit është vendosur në Grupin C5, ku ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, ndërsa grupi ku është përfshirë Kosova është me tre skuadra.
Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, ndërsa tre skuadrat më të mira të vendeve të dyta nga pesë grupet do të luajnë në play-off kundër tre skuadrave më të mira të vendeve të dyta në grupet e Ligës B.
Ndeshjet do të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29-5 dhjetor të vitit 2023./ h.ll/abcnews./al