Mundën të shmangnin një rezultat katastrofik.
Kroacia e Zlatko Dalic ia ka dalë me sukses të kalojë “pengesën” Skoci, mbrëmjen e kësaj të shtune, duke e mundur në “Stadion Maksimir” të Zagrebit, me shifrat 2-1.
Pavarësisht se arritën fitoren, të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë, me anë të Ryan Christie, duke krijua iluzionin e një triumfi të madh në transfertë, mirëpo golat e Igor Matanovic e Andrej Kramaric prishën ëndrrat e skocezëve.
Këta të fundit arritën të gjenin edhe baraspeshën. në minutën e 95’-të, me anë të Che Adams, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, goli rezultoi i pavlefshëm.
Falë këtij rezultati, Kroacia ngjitet në vendin e dytë të Grupit A1, të UEFA Nations League, me 6 pikë, po aq sa Portugalia që do të ndeshet në mbrëmje me Poloninë, ndërsa Skocia mbetet në vendin e fundit të grupit me 0 pikë.
Ndërkaq, në sfidën tjetër të pasdites, Bullgaria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Luksemburgut, në “Stadion Hristo Botev”, të Povldivit. /i.m /abcnews.al