Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë

schedule20:36 - 15 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 15 Nëntor, 2024

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e sotme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

Ndeshja Shqipëri – Çeki e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. /FSHF

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!